
Leximi i gjërave të reja do të duhej t’ju shërbejë si ndihmë për t’i kuptuar më mirë qëllimet e burrit tuaj. Por, mos prisni përgjigje për çdo pyetje që ju qarkullon në mendje, sepse disa gjëra është më mirë të mbesin mister.
Burrat dashurinë e shfaqin me vepra dhe jo me fjalë – Burrat nuk janë të drejtpërdrejtë në shfaqjen e dashurisë karshi femrës dhe as nuk dinë t’i lexojnë mendimet. Ju i thoni hapur dhe qartë çfarë dëshironi, ndërsa me ta ndodh e kundërta. Ata ju sjellin një buqetë lulesh për shembull, bëjani me dije se jeni e lumtur me këtë gjest.
Dëshirojnë të jenë të nevojshëm – Burrat kanë nevojë ta impresionojnë gruan kohë pas kohe, kështu që mos shpejtoni me disa nga punët që ai mundet t’i përfundojë dhe pyeteni nëse ka nevojë për ndihmë.
Pëlqejnë modën – Edhe pse nuk i kushtojnë rëndësi të madhe, ata do ta vlerësojnë ndonjë këshillë apo kompliment tuajin. Por, kurrë mos provoni ta ndryshoni gardërobën e tij në tërësi. Nëse mendoni një gjë të tillë do e bëni të mendojë se nuk është duke ju pëlqyer dhe kjo do e lëndojë.
Mund të mësojnë si t’i përmbushin dëshirat tuaja – Askush nuk është i përsosur, por secili mundohet ta mësojë si t’i përmbushë pritjet apo dëshirat e dikujt tjetër. Mendojeni mirë se çfarë i pëlqen më shumë, t’i kushtoni vëmendje për shembull. Por, për gjëra të tilla prisni momentin e duhur.
Pëlqejnë imponimin – Këtë nevojë e plotësojnë duke bërë tifo apo duke shikuar një ndeshje futbolli në ekranin televiziv. Nëse këtë e shikoni nga kjo perspektivë, do ta kuptoni se kjo e relakson dhe e bën më të mirë në disa hapësira të tjera, pos në lidhjen tuaj. /b.l/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





