Transmetuar më 15-09-2015, 15:55

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë 16 shtator 2015 që NOA.al sjell për ju. Orët e mëngjesit do të karakterizohen nga një komunikim intensiv, si dhe mund të ketë njohje të reja. Kjo periudhë është e favorshme për udhëtime të shkurtra dhe biseda telefonike. Do të jetë më e lehtë për ju të punoni me dokumentet dhe të bëni ndonjë punë intelektuale. Përdorni një mënyrë origjinale në punë, duke ndjekur disa metoda standarde për zgjidhjen e problemeve. Mbrëmja do të jetë e përkryer për të dalë. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të komunikuar me anëtarët e familjes, prindërit ose fëmijët.

Dashi

Përpiquni që të shmangni stresin dhe aktivitetin fizik. Mos u përfshini në konfrontime të hapura, pasi fati nuk është në anën tuaj sot. Gjithashtu ju duhet të veproni pa zbuluar dobësitë e armikut tuaj. Përdorimi i taktikave të sakta do rezultojë çelësi drejt suksesit.

Demi

Do të keni një mundësi të shkëlqyer për t’i parë gjërat nga një kënd tjetër dhe për të ndryshuar taktikat tuaja. Jo çdo gjë do të ndodhë në përputhje me rrethanat e planit tuaj, por në fund ju do të fitoni dhe asgjë nuk do e ndryshojë këtë fakt. Mos u ankoni nga situatat e paparashikuara, por mundohuni t’i kapërceni ato.

Binjakët

Asgjë nuk do t’iu tërheqë më shumë se sa të mësuarit. Mund të ndeshni me surpriza të mundshme në çdo gjë që do të bëni. Ju mund të vuani nga një humbje e papritur gjatë kohës që do të veproni si një udhëheqës ekipi apo figurë me autoritet.

Gaforrja

Duhet të shmangni përfshirjen në gjërat e të tjerëve, përndryshe mund të përfundoni në telashe. Nëse nuk dëshironi ndonjë shpërthim fatal, qëndroni të qetë dhe gjakftohtë. Mos harroni çfarë ju ka ndihmuar që të ecni përpara dhe përdorni taktikat tuaja deri në mbrëmje.

Luani

Qoftë problemet ekonomike apo ato shëndetësore do të jenë në qendër të vëmendjes tuaj. Kjo nuk është dita kur mund të relaksoheni. Marrëdhëniet romantike dhe intime mund të tregojnë anën e tyre të vështirë dhe të tensionuar, megjithatë kjo nuk do t’i shuajë ato.

Virgjëresha

Kjo është një ditë e mirë për të zhvilluar dhe harmonizuar marrëdhëniet tuaja të dashurisë. Do të jenë të gjitha kushtet e duhura për të qenë më sensualë dhe pasionantë. Mund të ketë progres në një iniciativë tuajën personale.

Peshorja

Mos merrni një vendim përfundimtar për të lëvizur, për të marrë një objekt me qera ose për të shitur një pasuri të patundshme. Gjatë pasdites do të ketë disa probleme me të kuptuarit dhe perceptimin e informacionit. Mund të irritoheni lehtësisht për shkak të disa bisedave familjare. Do te keni një mundësi të mirë negocimi apo reflektimi lidhur me akomodimin, pasuritë e patundshme ose familjen.

Akrepi

Shumica e problemeve aktuale mund të zgjidhen me disa negociata të vogla. Gjysma e parë e ditës do të jetë e mirë për komunikimin aktiv si dhe për të bërë disa blerje të vogla. Në orët e mbrëmjes ju do të bëheni më të ndjeshëm ndaj mjedisit në shtëpi dhe do t’iu kushtoni më shumë vëmendje anëve negative të saj.

Shigjetari

Burimi më i mirë i ideve lidhur me biznesin do të vijë nga zëri juaj i brendshëm. Atmosfera e ditës do të jetë e mirë për drejtimin e disa punëve me rëndësi duke vepruar edhe në korrespodencë me bashkëpunëtorë. Sot ekziston një mundësi e mirë që të realizoni një marrëveshje të suksesshme. Në fund të ditës ju do të keni dëshirë për të ndryshuar situatën nga formale në festive.

Bricjapi

Duhet të shmangni çdo ndjeshmëri të tepruar, nervozizëm, mungesë objektiviteti dhe përqendrohuni vetëm te vetja juaj dhe problemet aktuale. Komunikimi i emocioneve me shoqërueshmërinë do t’iu bëjë një folës të mirë gjatë gjithë ditës, pro vetëm nëse do të jeni në gjendje që të kontrolloni veten bese flisni pa kriter, ju nuk do të shiheni mirë nga të tjerët.

Ujori

Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm, por mos i injoroni këshillat e të afërmve. Ndoshta ata mund ta shohin situatën nga një anë tjetër dhe të vënë re diçka që ju e keni humbur. Orët e mbrëmjes do të jenë të mbushura me tension. Etja juaj natyrore për liri dhe për t’u vetë shprehur do të bllokohet nga rrethanat dhe disa komplekse të vjetra.

Peshqit

Yjet parashikojnë arritje personale dhe me shumë gjasa ju do të keni diçka për të qenë krenarë. Kjo është koha e duhur për këshillat e familjes dhe takimet kolektive. Ekziston mundësia për të bërë udhëtime të shkurtra gjatë ditës duke përfshirë edhe çështje personale. Negociatat në punë do të jenë të suksesshme në një atmosferë të relaksuar dhe të lirë nga formalitetet./a.y/noa.al

HOROSKOPI DITE PAS DITE

Horoskopi për vitin 2015

Horoskopi, ja cilat shenja do të kenë fat në dashuri gjatë këtij viti

Kujt shenje i përkisni? Puna që bën për ju në bazë të horoskopit

Horoskopi pikant sipas shenjave, kush janë më të nxehtë në shtrat

Horoskopi indian: 12 kafshë zbulojnë të ardhmen

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd