Transmetuar më 15-09-2015, 15:08

Tiranë, NOA.al- Kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominojnë motin në pjesën më të madhe të territorit shqiptar por vranësira më të dukshme do të ketë në zonat malore lindore. Në orët e mesditës vranësirat do të largohen nga i gjithë vendi duke bërë që kthjellimet të jenë dominante. Pjesa e dytë e ditës, në mbrëmje edhe gjatë natës, vranësirat do të tërhiqen në vijën kufitare veriore- verilindore duke e lënë të gjithë pjesën tjetër të vendit me mot kryesisht të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje të lehtë, në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do fryjë mesatare në tokë dhe ne det, duke arritur shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në det do të ketë dallgëzim 2- 3 ballë.

Europa

Gadishulli Skandinav do të vijojë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë shira të rrëmbyeshëm. Vranësira dhe shira të konsiderueshëm do të dominojnë kushtet meteorologjike mbi ishujt Britanikë dhe zonën e Pirenejve ndërmjet Francës dhe Spanjës. Por sërish pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të vijojë të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd