Transmetuar më 15-09-2015, 14:26

Selena Gomez e ka njohur famën që në moshë fare të re. Krahas këngës ajo njihet edhe si aktore, ku karrierën e nisi me rolit e saj në programin e Disney Channel, “Barney & Friends”.

Karriera e saj vazhdoi me role në filmat “Spring Breakers” dhe “Rudderless”. Më pas ajo zbuloi vokalin e saj të mrekullueshëm duke u bërë një këngëtare e kërkuar në tregun muzikor.

Selena është tepër e lumtur për famën e saj, sidomos për aktrimin, pasi sipas saj ai e ka ndihmuar të bëhet ajo që është tani.

“Aktrimi më dha një perspektivë të re dhe më zhvilloi personalitetin”, ka thënë ajo për revistën gjermane “Jolie”./b.l/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd