







Lajmi i mirë i dashurisë dhe shpresës vjen nga Karolina e Veriut. Një grua 23-vjeçare, Shelly Cawley, u zgjua nga koma duke dëgjuar britmën e vajzës Rylan që sapo kishte lindur. Lajmi është raportuar nga mediat amerikane që shkruajnë se, nëna e re ishte në koma gjatë lindjes cezariane që ishte kryer me urgjencë, por që një javë pas lindjes ajo nuk kishte dhënë asnjë shenjë jete, kështu mjekët kishin filluar të besonin se e kishin humbur.
Por, "mrekullia" ndodhi atëherë kur infermieret e spitalit vendosin që t’i sjellin pranë shtratit 23-vjeçares vajzën e saj të porsalindur. Kur infermieret vendosën foshnjën në kraharorin e nënës, Rylan filloi të qante, ndërsa gruaja filloi të zgjohej nga koma.
Vetëm një vit pasi ka ndodhur historia e keqe, që përkon me shtatorin e kaluar, Shelly dhe burri i saj Jeremy kanë vendosur të rrëfejnë historinë e tyre të pabesueshme. Ajo kujtoi momentet e para të rënies në koma, kur e shtrirë mbi një barelë ka dëgjuar mjekët dhe infermierët të thoshin se diçka po shkonte keq.
Burri i saj shpjegoi se së bashku me stafin e spitalit ishte i bindur se mbijetesa e gruas së tij varej nga vullneti i saj për të luftuar dhe kështu kishte menduar se britma e së bijës mund ta ndihmonte atë për të reaguar. Tani vajza është 1-vjeç dhe së bashku më nënën e saj janë të dyja shumë mirë./b.l/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





