Transmetuar më 15-09-2015, 08:59

Ftoi mbretëreshën Elisabetta në festën e ditëlindjes së saj të gjashtë, megjithëse dyshonte që sovrania t’a lexonte ftesën e saj dhe të merrte përgjigje në këmbim.

Vogëlushja me emrin Melissa Poll nga Beswick, Manchester, i kishte shkruar një kartolinë sovranes për t’a uruar kur mbretëria e saj u konfirmua më jetëgjata.

Së fundmi Melissa shkoi në pallatin mbretëror, Buckingham Palace për një vizitë me familjen e saj. Por për shkak të një greve, nuk arriti të vizitojë pjesën e brendshme të rezidencës.

Kështu e mitura vendosi që t’i shkruajë sërish mbretëreshës së Anglisë për të shprehur keqardhjen e saj që nuk arriti të hynte në pallat dhe me këtë rast e ftoi për ditëlindjen e saj e cila do të mbahej në fund të muajit.

Pak ditë më vonë Melissa mori përgjigje nga ana e mbretëreshës, përmes një letre të shkruar nga asistentja e saj.

“Mbretëresha më kërkoi që të shkruaj për të të falënderuar për shprehjen e keqardhjes që nuk arrite të vizitoje rezidencën në Buckingham.  I vjen keq që ti dhe gjyshja jote nuk arritët të hynit. Ndonëse madhëria e saj nuk mund të vij në ditëlindjen tënde, të uron të kalosh një festë të paharrueshme me miqtë dhe familjarët e tu”, shkruhej në letër./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd