







Irina Shayk një nga modelet më të bukura të kohës di gjithmonë se si të tërheq vëmendjen e paracëve kudo që ndodhet.
Modelja 29-vjeçare Shayk, ka shkëlqyer të dielën në pasarelën New York Fashion Week, ku mbante veshur një fustan të bardhë për koleksionin e ri të Diane Von Furstenberg Verë 2016.
Pak ditë më parë Shayk e shoqëruar nga i dashuri i saj aktori Bradley Cooper, ka kaluar disa momente relaksi në plazh. Ata u fotografuan teksa kalonin momente të lumtura në shoqërinë e njëri-tjetrit në një nga plazhet e New Jersey në Amerikë.
Shayk dhe Cooper janë bashkë prej pesë muajsh dhe gjatë kësaj vere janë parë shumë pranë njëri-tjetrit dhe më të dashuruar se kurrë më parë. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





