
Tiranë, 14 shtator 2015, NOA.al– I rikthyer në detyrë prej pak kohësh pas pushimit të çështjes nga Prokuroria për rastin e urdhër-arrestit belg ndaj deputetit Mark Frroku, shefi i Interpol Tirana, Artan Bajraktari ka reaguar sot ndaj deklaratave të sekretarit të PD-së, Arben Ristani.
Në reagimin e tij, Bajraktari i ka cilësuar akuzat e Ristanit politike dhe të padrejta ndaj tij, duke shprehur keqardhje për mungesën e respektit ndaj vendimeve të Gjyqësorit, vendime që sipas tij e deklarojnë të pafajshëm, duke i konfirmuar njëherazi edhe rikthimin në punë.
“Shpreh jo pak keqardhje, që një përfaqësues i lartë i Partisë kryesore të opozitës të njollosë emrin tim, duke deklaruar në publik fakte tërësisht të pavërteta; duke treguar njëkohësisht mungesë respekti të hapur për vendimet e Gjyqësorit, respektimi i të cilave nuk pranon komente politike”, shprehet Bajraktari. /b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





