
Dy minuta kërcime të vogla me hedhje në ditë, mund të forcojnë kockat e personave të moshuar, duke larguar në këtë mënyrë rrezikun e frakturave të ndryshme.
Studimet e shkencëtarëve të universitetit Newcaster kanë arritur në përfundimin se nëse ata do të merren me këtë aktivitet fizik, gjendja e kockave të tyre do të përmirësohet në vetëm një vit.
Studimi bazohet tek rezultati i dhënë tek 34 burra rreth moshës 65 deri 80 vjeç që kanë performuar ushtrimet “Hopping”.
Në një vit gjendja e kockave të tyre është përmirësuar ndjeshëm. Gjatë këtij viti ata kanë ecur më shumë, ndërkohë kanë konsumuar ushqime me dietë të balancuar. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





