Transmetuar më 14-09-2015, 15:45

Ajo është nënë e dy fëmijëve e cila pavarësisht lindjeve dhe kalimit të viteve vijon të jetë në super formë.

Këngëtarja Ledina Çelo krahas të qenit një nënë e përkushtuar, është edhe një bashkëshorte e devotshme dhe mbi të gjitha e dashuruar.

Ajo ka postuar në Instagram një fotografi teksa puthet në mënyrë pasiononte me babanë e fëmijëve të saj.

Ledina dhe ish-kampioni i kick- boksit Naim Kabashi, duket se e kanë ruajtur dashurinë dhe pasionin për njeri tjetrin, ndonëse janë bërë prindër të një djali 4-vjeçar me emrin Erlis dhe të një vajze nëntë muajshe me emrin Periana./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd