Transmetuar më 13-09-2015, 21:07

Lajmi se Candice Swanepoel u rrezua ne pasarelë beri bujë të madhe, e pritej që ajo të mos shfaqej në publik për një kohë të gjatë. Por mesa duket ka ndodhur krejt e kundërta e asaj që mendohej.

Modelja bukuroshe e Victoria’s Secret pak orë pas inciodentit në pasarelë ka pozuar para aparatëve fotografik duke buzëqeshur nën shoqërinë e miqve të saj.

Swanepoel u bë pjesë e një incidenti gjatë sfilatës së të premtes mbrëma në New York (SHBA). 26-vjeçarja nga Afrika e Jugut, gjatë kohës që sfilonte në sfilatën e “Givenchy SS16” për New York Fashion Week, u rrëzua nga sandalet që mbante veshur dhe përfundoi në tokë./b.l/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd