Transmetuar më 13-09-2015, 20:02

Pushon së rrahuri zemra e ish yllit të NBA-së, Moses Malone. Ish-kampioni i NBA-së vdiq në moshën 60-vjeçare, duke lënë pas një trishtim të madh te të gjithë tifozët e yjet e basketbollit që ai fitoi gjatë karrierës së tij 20-vjeçare.

Nga Portland Trail Blazers në Sant’Antonio Spurs, në mes është e tërë jeta e tij. Në vitin 1983 ai fitoi titullin Philadelphia  (ku ai ishte edhe trajneri).

Në vitin 2001 ai u pranua në Sallën e Famës të basketbollit profesional amerikan. Për dashamirësit e statistikave, gjatë aventurës së tij në NBA, ai ka mbajtur një mesatare prej 28.3 pikësh dhe 13.2 kërcime për ndeshje.

Në karrierën e tij janë shënuar këto numra: 27,409 pikë, 16,212 kërcime, 6 herë shënuesi më i mirë. Në 20 sezonet e luajtura në NBA ka përfunduar gjithmonë me 2-fishin e mesatares (20.6 pikë, 12.2 kërcime). /b.l/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd