Tiranë, 13 shtator 2015, NOA.al – Detyrës së shefit të Interpol Tirana i është rikthyer sërish Artan Bajraktari, i cili u pezullua nga detyra pasi akuzohej se kishte fshehur kërkesën e autoriteteve belge për arrestimin e deputetit Mark Frroku.
Mësohet se rikthimi në detyrë vjen pasi Prokuroria ka pushuar hetimet ndaj tij.
Bajraktari u pezullua me firmën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi, me të cilin më pas pati edhe një ballafaqim në Prokurori, për shkak të deklaratave të ndryshme.
Gjykata e Apelit e shpalli të paligjshëm arrestimin e Bajraktarit më 5 maj, vendim që solli më pas edhe pushimin e çështjes nga Prokuroria. /b.l/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





