Transmetuar më 13-09-2015, 18:56

Kur flasim për punët e dashurisë mes VIP-ave nuk mërzitemi. Nga universi i thashethemeve vjen një lajm intrigues se, modelja Fanny Neguesha, ish-e dashura e Mario Balotellit, është parë me kampionin e Formula 1 Lewis Hamilton, që kanë darkuar së bashku në një restorant të famshëm në kryeqytetin britanik. Kjo sipas një tashethemi të përhapur nga mediat britanike, pasi lajmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Por ajo që është e sigurt tashmë, është se ky lajm është përhapur në të katër anët e planetit dhe të gjithë diskutojnë rreth tyre. Sipas thashethemeve, Neguesha e kishte njohur pilotin në një parti privat në Londër pak ditë më parë.

Mes tyre lindi një shkëndijë që u pasua me një darkë. Takimi është bërë në një restorant tepër luksoz në zemër të kryeqytetit anglez. Fanny është paraqitur me një fustan të zi e cila dukej mjaft elegante. Por për të gjithë kureshtarët tashmë lind pyetja nëse ka në horizont një dashuri të re për ta dhe se buqeta me lule që ajo tregon në Instagram pas darkës është një dhuratë për të?

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd