
Këngëtarja Nora Istrefi duket se po i shijon në maksimum të gjitha momentet me vajzën e saj, Renee.
Ajo është vetëm pak muajsh dhe këngëtarja duket se nuk kalon asnjë moment larg saj.
Në një foto të publikuar së fundmi në profilin e saj në Instagram, Nora Istrefi me një dashuri si ajo e një nëne për fëmijën, mban në krah vajzën e saj të vogël. Nga fotoja duket se Istrefi po kalon moment të pa harrueshme me vajzën e saj.
Në një nga spitalet në Shkup të Maqedonisë , këngëtarja e mirënjohur solli në jetë, më 15 majë engjëllin e saj të vogël.
Pak ditë më parë, Nora ka publikuar disa foto të bashkëshortit të saj, i cili mbante në krah vajzën e tyre të vogël, ndërsa sot është përsëri ajo që publikon foto të vetën me në krahë engjëllin siç e ka quajtur ajo Renee.
Duket se çifti po kalon moment të bukura dhe ardhja në jetë e vajzës e ka bërë edhe më të mrekullueshme jetën e tyre./o.b/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





