
Angli, 13 shtator 2015, NOA.al – Emri i tij ishte Furkan Israr Ahmed dhe ishte vetëm dy vjeç kur vdiq gjatë një shëtitje në një qendër tregtare në Blackburn, Angli i shoqëruar edhe nga prindërit e tij. Vdekja e tij është e pashpjegueshme dhe ndoshta vetëm autopsia mund të hedhë dritë mbi ngjarjen.
Tani për tani dihet vetëm që prindërit e tij e kishin vendosur atë në një karrocë dhe ishin duke shkuar për të bërë pazar në qendrën më të madhe tregtare në qytet. Pas një kohe, të dy ata kontrolluan fëmijën dhe vunë re se ai nuk po merrte më frymë dhe menjëherë të alarmuar kërkuan ndihmë.
Mesa duket ishte e kotë pasi edhe pas dhënies së ndihmës parë nga njerëzit dhe bluzat e para vogëlushi nuk merrte më frymë. Prindërit e fëmijës tashmë nuk po gjejnë paqe edhe pas ndihmës që po i jep një grup psikologësh. /b.l/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





