
E kanë cilësuar si "hajduti më budalla në botë" dhe në fakt, sipas fakteve të paraqitura nga agjentët e policisë britanike, kjo nuk do shumë për ta kuptuar.
Ai është Pali Neaverson dhe u arrestua gjatë përpjekjes së grabitjes së një banke në Rainham, Kent. Me sa duket Pali, pasi i vuri thikën në fyt një punonjëse i ka kërkuar asaj transferimin e 500 mijë sterlinave në llogarinë e tij bankare.
Një kërkesë shumë e pazakontë, së cilës punonjësja iu përgjigj duke shtypur butonin e alarmit. Menjëherë Pali ka vrapuar për të dalë jashtë ambienteve të bankës por është kapur nga oficerët e policisë.
Po për çfarë i duheshin Palit këto lekë në depozitë? Me sa duket 500 mijë sterlinat i nevojiteshin për të rezervuar një fluturim për në Korfuz, ku Pali do të jepte një intervistë për punë si një instruktor golfi. Të paktën sipas asaj që ai thotë … /b.l/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





