Transmetuar më 13-09-2015, 15:38

E lodhur nga netët pa gjumë bën një gabim i cili rrezikoi të ishte fatal për vajzën e saj. Një grua amerikane në Chicago i hodhi vodka në biberon vajzës së saj, në vend të ujit.

Por me sa duket faji ishte i babait të vogëlushes, i cili kishte marrë një shishe uji në frigorifer dhe pasi e kishte boshatisur e kishte mbushur me vodka për t’ia çuar një shoku të tij.

Por gruaja duke mos vënë re diferencën, e hodhi vodkën mbi qumështin e vahzës duke e përzier. Pak orë më vonë vogëlushja u bë mavi dhe nisi të dridhej dhe të mos mbushej me frymë.

Ngjarja e ndodhur pesë ditë më parë nuk do ishte zbuluar nëse burri nuk do ishte inatosur me të shoqen dhe nuk do e kishte rrahur. Duke dëgjuar të bërtiturat një fqinje lajmëroi policinë. Pas kësaj vogëlushja u dërgua në gjendje kritike në spitalin e Michigan, ku dhe ju gjet alkool në gjak. Pas ndihmës së dhënë, vogëlushja ndodhet jashtë rrezikut për jetën./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd