Transmetuar më 13-09-2015, 12:26

Aktorja Julia Roberts sfidon bukurinë standarde, përmes një fotografie. Aktorja e “Pretty Woman” ka publikuar në Instagram një fotografi ku shihet krejtësisht pa tualet, ku tregon se si duket në variantin ujë dhe sapun.
“Perfeksioni është një sëmundje e një kombi. E mbulojmë fytyrën me tonelata make-up. Bëjmë botox dhe rrimë pa ngrënë për të pasur përmasat e duhura. Mundohemi të rregullojmë diçka, por është e pamundur që të rregullohet diçka që nuk shihet: është shpirti ynë që ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale”, shkruan Roberts./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





