
Shkodër, 13 shtator 2015, NOA.al- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër, pranë vendit të njohur si “Dollari”, në lagjen ”Vasil Shanto”.
Nga të dhënat paraprake siç raporton NOA.al, i plagosuri është Lulzim V., 37-vjeç. Plagosja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qendër të qytetit, por rrethanat e saj janë ende të paqarta.
I plagosuri me plumb në këmbë u dërgua për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Nga ana e uniformave blu kanë nisur hetimet dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit për ngjarjen./a.y/noa.al
Policia flet mbi ngjarjen:
Nga shërbimet e Komisariatit Shkodër, u bë ndalimi i shtetasve :
Leonard Vukçaj, 37 vjeç, banues në Shkodër.
Edison Uruçi, 22 vjeç, banues në Shkodër.
Ndalimi i tyre u bë pasi shtetasi Leonard Vukçaj, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbën e majtë, në Spitalin Rajonal Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Vail Shato, në Shkodër, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 gëzhoja metalike, model 54 dhe një predhë plumbi.
Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe deklarimi fillestar i shtetasve Leonard Vukçaj dhe Edison Uruçi, rezulton se këta dy persona me qellim kanë kryer veprën penale të “Mos Kallëzimit të krimit”.
Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale « Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Moskallëzimi i krimit”.
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





