
Korçë, 13 shtator 2015, NOA.al- I kapur me lëndë narkotike gati për shitje dhe të mbjellë në oborr, një burrë në Korçë përfundoi në prangat e policisë.
I arrestuari është 58-vjeçari Spiro Tërpo, i cili u ndalua ditën e djeshme i akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, pas informacioneve të marra në rrugë operative, u gjetën dhe sekuestruan 10 doza me nga një gram secila, me lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.
Nga hetimet e bluve të Korçës, dyshohet se lënda narkotike do të shitej. Ndërkaq në oborrin e banesës të tij, u konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike kanabis sativa./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





