Transmetuar më 13-09-2015, 10:29

Skrapar, 13 shtator 2015, NOA.al- Një person u ndalua nga policia e Skraparit i akuzuar për shkatërrim prone me zjarr.

I ndaluari është Xhafer Doko, 65 vjeç, banues në fshatin Leshnje të Skraparit, pasi i ka vënë zjarrin dyerve dhe dritareve të godinës, në të cilën ndodhen zyrat e ish- komunës, shkollës dhe qendrës shëndetësore të këtij fshati, zjarrin e ka vënë pasi kishte pretendime në lidhje me pronësinë e kësaj godine.

Gjithashtu ai ka kanosur me çiften, të cilën e mbante pa leje, 74-vjeçarin G.Gj., banues në Tiranë, si dhe ka vendosur një bombë dore mësymëse “Breda” në hyrje të derës së shkollës, e cila nuk ka shpërthyer.

Në ngarkim të tij materialet i kaluan Parokurisë së Beratit për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Kanosja”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd