
Tiranë, 12 shtator 2015, NOA.al – Deputetja Mesila Doda, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka përshëndetur krijimin e asociacionit të komunave me shqiptarë në Luginën e Preshevës.
Doda e ka cilësuar këtë ngjarje një lajm të mirë, ndërsa thekson se ky është padyshim fillimi i punës së një organizmi te bashkuar, që do ndihmojë dhe fuqizojë shqiptarët e Luginës”.
Gjithashtu, ajo vlerëson se “pas krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, nuk ka asnjë arsye për të kundërshtuar apo për të reaguar me një gjuhë të dhunshme, vulgare e kërcënuese si ajo e përdorur nga Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili duket se akoma nuk ka nxënë kodet dhe gjuhën moderne të komunikim”.
Në fund të shkrimit të saj, Doda shprehet se pret që ky institucion i ri i Komunave të Luginës të ketë mbështetje të fort nga dy shtetet tona, Shqipëria dhe Kosova, të cilët sipas saj kanë detyrim Kushtetues dhe jetik, mirëqenien e bashkëkombësve kudo ku ata jetojnë. /b.l/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





