Transmetuar më 12-09-2015, 17:28

Itali, 12 shtator 2015, NOA.al – Një histori tronditëse me temë dhunën dhe abuzimin seksual vjen nga Lamezia Terme, Itali. Një burrë 63-vjeç u arrestua nën akuzat për keqpërdorim të një vajzë me aftësi të kufizuara, të bijën e partneres së tij.

Edhe nëna e viktimës, një grua 55-vjeç, ka përfunduar në pranga pasi, sipas të dhënave nga policia, ishte bashkëpunëtore me përdhunuesin dhe nuk bëri asgjë për të shpëtuar vajzën e saj. Nga të dhënat mësohet se vajza, vuan që nga lindja nga një prapambetje e rëndë mendore. Kjo ka qenë edhe arsyeja që ata të dy kanë ndërmarrë këtë veprim, me pretendimin se ajo nuk do të ishte asnjëherë e aftë për të denoncuar ngjarjen.

Hetimet e policisë janë koordinuar me Prokurorinë në Lamezia Terme, Calabri të cilët kanë ngritur një grup hetimi që kanë mbledhur të gjitha tregimet e vajzës. Nga hetimet rezultoi se vajza e përdhunuar është përballur edhe me poshtërimet nga gazeta të ndryshme të cilat kanë përsëritur shpeshherë abuzimin seksual të saj nga 63-vjeçari, me dijeni të plotë të nënës së saj. Burri 63-vjeç dhe nëna e viktimës janë arrestuar për abuzim në familje dhe sulme të provokuara seksuale. /b.l/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd