Transmetuar më 12-09-2015, 13:51

“Doja të kisha hapësirë mes kofshëve si modelet”. Është kjo arsyeja që e çoi 21 vjeçaren angleze Kristy Bonnick, nga Newbury, në Berkshire, që të bëhej anoreksike.

Vajza thotë se pinte vetëm gjashtë kafe në ditë, pa ngrënë asgjë tjetër dhe se stërvitej çdo ditë për së paku dy orë e gjysmë.

Anoreksia që ka prekur Kristy quhet “atletike” dhe siç raporton “The Sun” çon në fiksim pas dietave dhe kryesisht stërvitjeve për të humbur peshë.

Gjithçka nisi pas fotografive që e reja shihte në rrjetet sociale, ku modelet shfaqeshin me këmbë shumë elegante.

“Njerëzit i vlerësonin shumë linjat e mia, por unë doja të dobësohesha akoma. Edhe ime më, më tha se ishte shumë mirë që kisha humbur kaq shumë peshë, por se duhet të ndaloja. Megjithatë unë nuk fusja në gojë ushqim dhe çdo gjë m’u kthye kundra”, tregon 21 vjeçarja.

Ajo thotë se një ditë gjatë pushimeve i ra të fikët thjeshtë teksa tentonte të ngrihej në këmbë.

Nga ai moment nisi beteja e saj kundër anoreksisë, ku mjekët e detyruan që të konsumojë minimalisht 2500 kalori në ditë. Pas mundimeve të kaluara Kristy tashmë është mirë dhe shkon në palestre tre herë në javë./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd