Transmetuar më 12-09-2015, 08:13

Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e shtunë, 12 shtator 2015.

Gazeta “Panorama” vë në fokus kryesor titullin, “Strategjia e re, reformë në mbrojtje, shkurtohen ushtarakët”.

Tituj të tjerë janë; “Prokuroria, në hetim 400 raste për korrupsion. Llalla: Arrestime në shtator”.

“Tiranë, pranga tutores 22 vjeçe, shfrytëzoi minorenen për prostitutë”.

Lexoni dhe: Shfrytëzonin si prostitutë të miturën në lokale nate, kapet Silvi, një tjetër në kërkim

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “PD, 16 ndryshime në Kushtetutë. Dekriminalizimi, kushtet për t’u zgjedhur deputet, Kryeministër apo prokuror”.

Tituj të tjerë janë; “Falsifikimi, sekuestrohen 120 mijë hektarë trokë në Palasë”.

Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin, “I zbehtë! Skaneri i ekipit Basha. Dilemat e rrugëtimit politik të Lulzim Bashës, dy vjet pas ngjitjes në krye të PD. Performanca e zbehtë e ekipit drejtues që ka zgjedhur dhe sfumimi i ‘të rinjve premtues’ nga skena e madhe e politikës…Pse Bashës i duhen më shumë se kurrë për zgjedhjet e 2017-s aksione të mëdha politike dhe rikompozim i ekipit të tij me figura më përfaqësuese dhe më cilësore”.

Tituj të tjerë janë; “Marrëveshjet e mëdha Nano–Berisha, rrëfehet ndërmjetësi Vincenzo Paglia”.

“Antikorrupsioni, një amerikan në krye të hetimeve për zyrtarët e korruptuar”.

“Dallëndyshe vjeshte mbi Ballkan, Elina Duni këndon shqip në Beograd”.

Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Arrestime në vjeshtë. Krim e korrupsion, hetim 400 dosjeve”.

Tituj të tjerë janë; “Ardian Isufi nxjerr nga arkiva maskën e vdekjes së Enver Hoxhës”.

“Tiranë, urdhri i kryebashkiakut, zbardhen oraret. Furnizimi në lokale vetëm pas orës 20.00”.

“Falsifikimi, sekuestrohen 128 mijë hektarë tokë në Palasë”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd