Transmetuar më 11-09-2015, 22:00

Demi Lovato nuk e ka konfirmuar asnjëherë seksualitetin e saj, por gjatë një interviste këtë javë ka nxitur thashethemet se ajo mund të jetë biseksuale, pasi lëshoi një fjali të rëndë që u la të kuptohej.

Levato edhe pse s’ka deklaruar asgjë për seksualitetin e saj, u çlirua kohët e fundit me hitin “Cool For The Summer”, e cila me sa duket ajo po eksperimenton me të dy llojet, burrat dhe gratë.

Kjo gjë është pranuar tashmë nga Lovato, në një intervistë me Alan Carr në Chatty Man se, “definitisht nuk e mohon” që është duke eksperimentuar.

E pyetur nga Alan, nëse teksti i këngës “Cool For The Summer” vinte pas eksperiencës personale, ajo u shpreh: “Të gjitha këngët e mia janë të bazuara në përvojat personale. Unë mendoj se nuk ka ndonjë gjë të keqe të eksperimentosh në fund të fundit,” iu përgjigj Demi Lovato. /b.l/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd