
Ai ishte aq xheloz për të dashurën, sa kërkoi që të kontrollonte të gjitha lëvizjet e saj në profilin Facebook, por kur ajo nuk pranoi të zbulojë fjalëkalimin, ai e rrahu atë brutalisht.
Kjo është ajo që ndodhi në Nardò, në krahinën e Leçes, ku protagonist i historisë, është një 20-vjeçar, i cili më pas u arrestua nga policia. Djali tani do të përballet me akuzën për lëndim, vjedhje të pahijshme, dëmtim të rëndë dhe kërcënime.
Vajza ka mundur t’i largohet dhunës së të dashurit , duke u strehuar në selinë e një kompanie, por 20-vjeçari ka vazhduar ta ndjekë atë duke shkatërruar me makinë derën e kompanisë dhe kërcënuar punëtorët që ndërhynë për ta qetësuar. Vetëm me ardhjen e policisë, situata është kthyer në gjendjen normale dhe i riu ka përfunduar në “arrest shtëpie”. /b.l/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





