
Fier, 11 shtator 2015, NOA.al – Rrëmben armën për ta vrarë, pasi ka debatuar me bashkëshorten e tij. Kjo është ngjarja e parandaluar në orët e pasdites së sotme në familjen e Aleksandër Kapos, në Jagodin të Fierit.
Mësohet se Policia e Fierit ka ndërhyrë në kohë për të ndaluar këtë krim që mund të ishte me pasoja të rënda. Uniformat blu janë njoftuar lidhur me konfliktin familjar dhe më pas kanë ndërhyrë në banesë duke mundësuar edhe arrestimin e kryefamiljarit.
Pas një kontrolli nga ana e policisë në banesë është bërë i mundur sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i një automatiku model 56 kallashnikov me një krehër me 17 fishekë, i cili rezultoi pa leje.
Kapo u arrestua në kushtet e flagrances, ndwrsa materialet i kaluan Prokurorisë së Fieriet për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. /b.l/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





