
Lezhë, 11 shtator 2015, Noa.al- Një 56-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj dy inspektoreve të tatimeve, ditën e djeshme në Lezhë.
Sipas burimeve për Noa.al, 56-vjeçari banues në lagjen “Varosh” të Lezhës, ka ushtruar dhunë ndaj 51-vjeçares L.D. dhe 28-vjeçes B. L., të dyja banuese në këtë qytet.
Dy gratë kanë qenë duke ushtruar kontroll për dokumentacionin tatimor në dyqanet në pronësi të 65-vjeçarit në momentin kur ai ka ushtruar dhunë ndaj tyre.
Policia e lokale njofton se ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Aleksander Perndoka, i akuzuar për “goditje për shkak të detyrës”
Materialet për këtë rast i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje./o.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





