Transmetuar më 11-09-2015, 12:51

Këngëtarja e famshme Rihanna është shfaqur së fundmi me një pamje që ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut.

Në një festë në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këngëtarja është parë  me buzët e lyera me një ngjyrë blu të theksuar, ngjyrë e cila nuk është parë më parë të përdoret nga këngëtarja.

Por përveç ngjyrës së buzëve edhe fustani i Rihanna ishte mjaft i veçantë. Ai ishte i gjithi i bardhë dhe i gjatë deri në fundin e këmbëve, duke i dhënë këngëtares një shkëlqim të veçantë.

Fustani me rripa të hollë dhe me një dekolte të hapur, i ka lejuar  asaj që të vendosë në qafë një gjerdan diamanti, që me flokët e kapura në pjesën e sipërme të kokës e ka bërë atë të nxjerrë edhe më shumë në pah formën e bukur të buzëve të lyera me blunë e ndezur.

Këngëtarja e hitit “Umbrella”  nga fotot duket se i ka hequr sandalet e saj të zeza dhe ka qëndruar zbathur gjatë festës. Edhe duart e saj bien në sy për shkak të tatuazheve të veçanta që ajo ka bërë aty./o.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd