Transmetuar më 11-09-2015, 12:13

14 vite nga sulmi terrorist i 11 shtatorit mbi kullat binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shpreh solidaritetin e tij me qeverinë e SHBA-ve dhe familjet e viktimave.

Përmes një deklarate për shtyp, kreu i Kuvendit tha se populli shqiptar duhet të jetë krenar që ka një aleat të madh si SHBA-të, kampion i demokracisë dhe vlerave humane.

“Populli shqiptar duhet të jetë krenar që ka një aleat të madh si SHBA-të, kampion i demokracisë dhe vlerave humane dhe lider i vendeve të lira dhe demokratike”, – tha Meta.

Gjithashtu, ai shtoi se Shqipëria dhe forcat tona të armatosura kontribuojnë përkrah SHBA-ve, NATO-s dhe koalicionit global kundër terrorizmit, kësaj të keqe të madhe që po godet njerëz të pafajshëm, paqen e sigurinë.

“Shqipëria dhe forcat tona të armatosura kontribuojnë përkrah SHBA-ve, NATO-s dhe koalicionit global kundër terrorizmit, kësaj të keqe të madhe që po godet njerëz të pafajshëm, paqen dhe sigurinë në botë”, – tha në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit./o/b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd