Transmetuar më 11-09-2015, 12:08

Tiranë, 11 shtator 2015, NOA.al- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në kryeqytet ku një adoleshent është abuzuar seksualisht nga një djalë i moshës 21 vjeçare.

Gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi në flagrancë i të dyshuarit Nikola Bicja, banues në Tiranë.

Siç raporton NOA.al, 21 vjeçari në rrugën “Myslym Shyri” në pallatin nr.2 i ka zënë pritë dhe ka kryer marrëdhënie homoseksuale me dhunë me një djalë 16 vjeçar, K.Ç, banues po në Tiranë.

Ka qenë i dëmtuari ai që ka bërë denoncimin në polici, pasi ka mundur të shpëtojë nga dhuna dhe abuzimi i pësuar nga Bicja.

Të dhënat lidhur me këtë rast janë ende të pakta, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e mëtejshme të detajeve të ngjarjes./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd