Transmetuar më 11-09-2015, 08:44

Jordan Bone është një vajzë tetraplegjike mjaft aktive në blogje, e cila tregon në një video pasojat e sëmundjes së saj, prej së cilës me zor i përdor duart.

Me mënyrën e saj të bërit tualet ajo ka dashur të tregojë se gjithmonë mund të jesh vetvetja pavarësisht vështirësive

E reja angleze nga South Wootton, Norfolk, është bërë tetraplegjike prej dhjetë vitesh, pas një aksidenti rrugor. Në kanalin e saj në YouTube për shkak të pamjes së kuruar dhe ndjekjes së modës, ajo ka mbi 71 mijë ndjekës, pavarësisht se asnjëherë nuk kishte treguar për sëmundjen e saj.

Vetëm pak ditë më parë ajo shpjegoi gjithë të vërtetën, për t’i dhënë përgjigje pyetjes së vazhdueshme të fansave të saj, “Çfarë ka që nuk shkon me duart e tua?”

Në videon të cilën e gjeni bashkëngjitur Jordan lë të kuptohet se të bëhesh një blogger-e e bukur dhe e suksesshme, ishte një mënyrë e saja për të treguar se mund të vazhdonte të bënte ato që pëlqente edhe pas aksidentit.

“Të qëndruarit në një karrocë me rrota nuk ishte në planet e mia, ndaj nuk doja që njerëzit ta shikonin”, thotë e reja.

Kështu ajo tregon se për të hapur produktet e bukurisë përdor gojën, ose manovron me mundim duart për të bërë siç duhet penelin e syve.

Ajo vendosi të tregojë që është tetraplegjike, për t’iu dhënë kurajo gjithë atyre që përballen me sfidat dhe që i ka takuar gjatë jetës në saj të hashtagut #MyBeautifulStruggle./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd