Transmetuar më 10-09-2015, 22:14

Një automjet ka shpërthyer me eksploziv sot tek “Uji i Ftohtë”, në Vlorë.
Sipas policisë, persona të paidentifikuar, kishin vendosur lëndë plasëse në mjetin tip “Volksvagen”, në pronësi të shtetasit, A.A., banues në lagjen “Hajro Çakërri”.
Shpërthimi ka ndodhur sot, në orën 02:05., të mëngjesit të sotëm, raporton noa.al, duke cituar burime zyrtare nga policia lokale.
Si pasojë e shpërthimit, janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera, të parkuara aty pranë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila thotë se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





