Transmetuar më 10-09-2015, 21:56

Në hapësirën pranë ministrisë së Punëve të Brendshme, këto ditë po ndërtohet një objekt që ka formën dhe pamjen as më shumë dhe as më pak, por të një bunkeri, siç shihni dhe fotot e mëposhtme.

Ky bunker, ose të paktën objekti me këtë formë, nuk dihet ende për çfarë qëllimi bëhet dhe nëse do të jetë honorifik apo funksional.

Objekti po ndërtohet në kuadrin e një rikonstruksioni që po pëson ministria e Punëve të Brendshme që prej mesit të muajit gusht.

Për këtë shkak, administrata është zhvendosur përkohësisht nga godina te sheshi Skënderbej, tek ish-godina e Ministrisë së Kulturës, në rrugën e Kavajës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd