Transmetuar më 10-09-2015, 16:58

Një 12-vjeçare britanike, e cila kishte një parandjenjë se është shumë e mençur, i është nënshtruar me dëshirë një testi të vështirë për matjen e inteligjencës dhe rezultati i testit ka dëshmuar se kishte të drejtë.

Lydia Sebastian ka arritur 162 pikë, maksimumin e mundshëm, në testin Mensa, një institucion britanik me famë botërore, në të cilin mund të anëtarësohen vetëm ata që kanë shkallë të lartë inteligjence (IQ).

Vetëm 1% e nga më pak se 1,500 anëtarët e Mensa-s e kanë arritur këtë rezultat.

Ekspertët kanë thënë se rezultati i Lydias, në moshën që ka, e bën atë më inteligjente se gjenitë e njohur botërisht, si Albert Einstein dhe Stephen Hawking.

Megjithatë, duke folur për rrjetin televiziv amerikan CNN, Lydia mendon se është e padrejtë të krahasohet me “intelektualë aq të mëdhenj, siç janë Einstein dhe Hawking”.

“Ata kanë arritur aq shumë, krahasimi nuk është i drejtë”, ka thënë ajo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd