




Militantët e Shtetit Islamik (IS) pohojnë se ata po mbajnë peng një norvegjez dhe një konsulent kinez dhe shpallën sot kërkesën për shpërblim në të holla për lirimin e tyre.
Grupi ekstremist i ka postuar fotografitë e tyre, të veshur me rroba të verdha burgu, në revistën online të ISIS, “Dabiq”.
Dy pengjet janë identifikuar si Ole Johan Grimsgaard-Ofstad nga Osllo dhe Fan Jinghi nga Pekini.
Militantët kanë thënë se “oferta kohore” është e kufizuar.
Ata kanë vrarë disa robër dhe pamjet e vrasjeve brutale i kanë postuar online.
Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, ka konfirmuar se një shtetas norvegjez mbahet peng në Siri dhe se ai është kapur qysh në muajin janar.
Militantët e Shtetit Islamik kontrollojnë shumë pjesë të Sirisë dhe Irakut
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





