Transmetuar më 10-09-2015, 16:38

Ministri i Drejtësisë, Frances Fitzgerald, tha sot se Dublini ka rënë dakord që të sistemojë edhe 2,900 refugjatë, numër shtesë që e çon në total rreth katër mijë shifrën finale.

Aktualisht, në Irlandë janë sistemuar 520 refugjatë, ndërsa, deri më sot, autoritetet irlandeze ishin angazhuar se do të merrnin vetëm edhe 600 njerëz të tjerë.

“Të gjithë kemi qenë të tronditur dhe mërzitur nga skenat në pjesën jugore dhe qendrore të Evropës dhe nga skenat shqetësuese në Mesdhe”, ka thënë Fitzgerald.

Irlanda, e cila ka një popullsi prej 4.6 milionë banorësh, është anëtare e Bashkimit Evropian, por nuk është nënshkruar në planin e BE-së për shpërndarjen e refugjatëve në gjithë bllokun.

Irlanda nuk është as pjesë e zonës Shengen, ashtu si Britania e Madhe.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd