




Pia Balotelli dhe Raffaella Fico pritet që të transferohen në Milano. Sipas revistës së përjavshme “Chi”, Rafaela dhe vajza e saj mund të mbërrijnë sa më shpejt te Mario Balotelli në Milano. "Unë jam marrëzisht i dashuruar me vajzën time. Që nga dita kur ajo lindi, çdo gjë ndryshoi. Unë e dua pranë atë, sa më pranë të jetë e mundur …", është shprehur futbollisti.
Balo, u kthye kohët e fundit në Itali, ku një jetë e re e pret atë tani. Pas largimit nga Liverpool, ai si lojtar premton një vit të ndryshimeve të mëdha, si në aspektin profesional, ashtu dhe në atë privat.
Tani për tani e vogla Pia dhe nëna e saj Raffaella Fico, gëzojnë ditët e fundit të verës në bregdetin Amalfi. Megjithatë së shpejti pritet që Raffaella dhe Pia të mbledhin plaçkat dhe të shkojnë në veri për të takuar babi Marion. Betejat ligjore, grindjet publike dhe ankesat në lidhje me ndarjen dhe njohjen e fëmijës duket se tani janë një kujtim i largët. Tani ka një fillim të ri për të gjithë. Një jetë e re, i pret ndoshta, së bashku. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





