
Krujë, 10 shtator 2015, NOA.al – Gjen vdekjen një 55-vjeçar i cili u plagos gjatë ditës së djeshme në Fabrikën e Çimentos në Fushë Krujë ku ai punonte.
Blutë e Krujës kanë bërë sot ndalimin e Bledar Hidrit, 27 vjeç, i cili i ka shkaktuar vdekjen 55-vjeçarit A.K., banues në Kosovë, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në ambientet e spitalit Ushtarak në Tiranë.
Mësohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së shoferit të kamionit me targa RKS 04-102 BR, i cili i ka shkaktuar edhe vdekjen punëtorit. Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit. b.l/noa.al/ Aksident në Fabrikën e Çimentos në Fushë Krujë, një person në gjendje të rëndë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





