
Elbasan, 10 shtator 2015, NOA.al – Një 51-vjeçare në Elbasan ka përfunduar në spital, si pasojë e përplasjes nga një makinë. Mësohet se T.SH., banuese në Elbasan ka qenë duke kaluar rrugën ditën e sotme kur është përplasur nga 42-vjeçari Emil Baxhaku.
Aksidenti ka ndodhur para bashkisë së Elbasanit, kur drejtuesi i mjetit tip “Ford Fiesta” me targa AA 454 DJ, ka përplasur kalimtaren.
E dëmtuara u dërgua për marrjen e ndihmës së nevojshme në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Uniformat blu kanë bërë arrestimin në flagrancë të 42-vjeçarit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. b.l/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





