
Shkodër, 10 shtator 2015, NOA.al- Një i ri u vu në pranga e uniformave blu të Shkodrës i kapur me lëndë narkotike.
I ndaluari është 17 vjeçari I.K., i cili u ndalua ditën e djeshme pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale katër qese farmaceutike të mbushura me material bimor me erë dhe karakteristika si ajo e lëndës narkotike marijuanë.
Pas peshimit lënda narkotike rezultoi me peshë totale 8.8 gramë.
Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





