Transmetuar më 10-09-2015, 08:45

Në ditën kur kujtohet jetëgjatësia në fronin e Anglisë nga ana e mbretëreshës Elisabetta II, monarkia duket më popullore se kurrë.

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga Sky News, 70% e qytetarëve kërkojnë që Britania e Madhe të mbetet gjithmonë monarki.

Ndërkohë 61% e të pyeturve mendojnë se kontributet publike për anëtarët e familjes mbretërore nuk janë shpërdorim parash.

Jo vetëm kaq, por 58% e banorëve i besojnë më shumë sovranes se sa politikanëve të vendit. Duke nisur nga dje monarkia angleze është më jetëgjata në pushtet, duke thyer dhe rekordin e vënë nga Mbretëresha Victoria.

Elisabetta II, numëron 63 vite e 216 ditë e të qenurit sovrane e vendit./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd