Transmetuar më 09-09-2015, 22:01

Ambicie e paparë ajo e dy vogëlushëve në Rusi, të cilët për t’u arratisur nga kopshti ku qëndronin dhe nuk mund të dilnin pa mbikëqyrjen e personelit, vendosën të gërmojnë për të dalë që andej.

Misioni, ishte shumë i qartë për ta dhe aspak normal për këdo tjetër: Të shkonin për të blerë një makinë “Jaguar” në koncesionarin e qytetit të tyre, Magnitogorsk në rajonin e Uraleve.

Historia ka për protagonistë dy djemtë secili nga pesë vjeç nga lokaliteti Magnitogorsk, raporton noa.al.

Ata qëndronin në një kopsht ku familjet i lënë gjatë ditëve të punës së çdo jave.

Ndërsa gjithë fëmijët e tjerë luanin, këta dy djem, i morën shpatat prej lodre dhe nisën të gërmojnë një vrimë në kopshtin e ndërtesës duke arritur ta hapin mjaftueshëm për të dalë nga rrethimi.

Gërmimi ka zgjatur për disa ditë derisa ia dolën.

Me të dalë jashtë mjedisit të mbikëqyrur, ata janë larguar duke rendur më këmbë për në destinacionin e tyre të dëshiruar: Distributori i “Jaguar”.

Pasi kanë përshkuar rreth dy kilometra ata arritën tek showroom-i i makinave luksoze.

Kur një grua pa dy fëmijët e pashoqëruar i pyeti se çfarë ishin duke bërë? Ata iu përgjigjën sinqerisht: Kemi ardhur të blejmë një makinë Jaguar”.

E kur ajo i pyeti se me çfarë do ta blinin, ata ngritën supet duke pohuar se nuk kishin asnjë qindarkë, shkruan gazeta ruse Komsomolskaya Pravda.

Dy të miturit përfunduan në policinë lokale. Një hetim është zhvilluar dhe anëtarë të stafit edukator të kopshtit janë pushuar nga puna. /a.b/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd