Transmetuar më 09-09-2015, 20:47

A do të hiqnit dorë nga seksi për të qenë të bukur? Përgjigjja e shumicës dërrmuese të njerëzve të kësaj pyetje do të jetë një "jo". Por, kur në lojë është puna, pasioni apo talenti juaj, duhet të paguani shtrenjtë për të.

Kjo është ajo që ka ndodhur me modelin grek, Giorgos Tsetis. Ai është detyruar të heqë dorë nga seksi për 6 vjet rresht duke mos guxuar të kryejë akt seksual për plot 72 muaj, në mënyrë që të mos ketë probleme me profesionin e tij.

Historia pothuajse e pabesueshme e modelit, nisi kur ai ishte 21 vjeç dhe punonte në industrinë e modës në Nju Jork, kur filluan t’i shfaqeshin problemet e para me rënien e flokëve.

Ai filloi të marrë ilaçe për të penguar këtë problem, por që, për fat të keq kishin një numër të madh efektesh anësore, të tilla si, probleme me oreksin dhe impotencë.

Giorgos u përsos nga pikëpamja estetike, por jo nga jeta private.

“Unë jam një person pozitiv, por jo i aftë për të bërë seks me të dashurën time dhe kjo ishte një e keqe e madhe”, – shprehet modeli.

Në këtë pikë ai vendosi të ndërpresë trajtimin dhe të marrë informacionin e duhur lidhur me efektet anësore të ilaçeve që përdorte.

Droga që ai përdori për 6 vjet me radhë shkaktonte tek njerëzit impotencë. Pas këtij zbulimi, modeli vendosi të padisë kompaninë që prodhoi këtë produkt. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd