Transmetuar më 09-09-2015, 19:28

Disa mund të jenë skeptikë, por ja që është e vërtetë: Studimet e fundit provojnë se është më mirë të flihet zhveshur, se sa me pizhame apo këmisha nate.

Ndaj këshilla e shpejtë për netët në vazhdim, është: Meshkuj, lërini mënjanë pizhamet, femra edhe ju po ashtu, edhe nëse vishni këmisha nate.

Sepse studimet e fundit që janë bazuar tek vrojtimi i kryer tek një numër njerëzish që kanë fjetur të zhveshur, zbulojnë se kjo është mënyra më e mirë dhe relaksuese.

Studimi thekson se kjo mënyrë e të fjeturit parandalon sëmundje sikundër është diabeti, i shërben forcimit të sistemit imunitar të njeriut, ndërkohë mban konstante temperaturën e trupit të tij.

Jo vetëm kaq, por “një rrugë e dy punë” sepse zhveshja vetëm me mbathje për meshkujt dhe mbathje e sutjena për femrat, ndikon në provokimin e partnerit/partneres gjatë natës, nxjerr në pah gjithashtu, studimi i kryer prej një kompanie amerikane që promovon prodhimet e pambukta.

Nga të dhënat konkluduese është arritur në përfundimin se 57 % e atyre që kanë fjetur të zhveshur ishin më të lumtur në raportin me partnerin.

Megjithatë, studimi i referohet kushteve të një standardi të lartë të jetesës, në SHBA. Ndaj këshilla e NOA është: Nëse temperaturat në dhomën ku flini, nuk janë të kontrolluara nga kondicioneri apo mënyra të tjera ngrohjeje, mendohuni mirë para se të zhvisheni, që mos përfundoni te mjeku apo për ilaçe në farmaci. /a. k/noa. al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd