
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë sot në përkujtimin e 69 vjetorit të kryengritjes antikomuniste të Postribës dhe bëri thirrje për protesta që të çojnë në rrëzimin e qeverisë së majtë.
Basha bëri thirrje për rininë shqiptare sot që nën shembullin e guximtarëve të Postribës, me frymëzimin e tyre, të mos lejojnë asnjë shtypje tjetër.
“Çohu rini e Shqipërisë, ju keni në genet tuaja fisnike mosmposhtjen nga diktatura e Enver Hoxhës, ju nuk mund të pranoni kurrë diktaturën e krimit, diktaturën e bandave, diktaturën e korrupsionit”.
Lideri demokrat premtoi se “bashkë do t’i largojmë e do të kthejmë amanetin e martirëve të Postribës për një Shqipëri të lirë, për një Shqipëri demokratike, për një Shqipëri perëndimore që ecën krah për krah dhe e nuk i sfidon aleatët euroatlantikë, në aleancë me krimin siç bën Ilir Meta e Edi Rama”.
“Çohu rini e Postribës me baballarë, me të rinj me të reja, me Partinë Demokratike, t’i japim fund këtij regjimi të korruptuar e të hapim rrugën edhe një herë për Shqipërinë në Evropë”, tha Lulzim Basha në përfundim të apelit për të pranishmit. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





