Transmetuar më 09-09-2015, 19:08

Ushqimi ditor është preferencë e gjithsecilit, por mjekët sugjerojnë të mos neglizhohet në konsumimin e disa produkteve, kryesisht fruta dhe perime, por edhe prodhime qumështi.

Spinaqi kryeson listën si perime që konsiderohet me burime të pasura me Omega-3, që ndikon në parandalimin e rreziqeve të zemrës.

Domatet, veçanërisht ato të kuqet, janë më të rekomandueshmet, pasi janë të pasura me antioksidantë.

Luleshtrydhet ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve si kanceri apo diabeti.

Kosi është një tjetër ushqim që ndikon pozitivisht në sistemin imunitar të njeriut, ndërkohë pakëson rrisqet nga prekja prej kancerit.

Karotat për vlerat që mbartin rekomandohet të konsumohen çdo ditë si frut, por edhe në trajtën e lëngut, të paktën një gotë në ditë.

Arrorët janë një tjetër element i rëndësishëm për trupin e njeriut. Arrat, stikat, farat e linit duhet të konsumohen çdo ditë në sasi të vogla. Ndaja to duhet të përfshihen në menunë ditore me qëllim funksionimin më të mirë të organizimit të njeriut dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme. /a. k/noa. al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd