Transmetuar më 09-09-2015, 19:01

Pesë emigrantë shqiptarë janë kapur në Holandë me sasi gjigante droge të fortë e cila në tregun e zi nis nga vlera 4.5 milionë euro.
Bëhet fjalë për plot 130 kilogramë kokainë, raporton noa.al duke cituar zyrtarë të policisë që folën pak më parë për AD.nl.
Droga u gjet e fshehur në disa kontenierë në portin e Roterdamit dhe vinte nga Ekuadori. Shqiptarët e prangosur janë të moshave 27 deri 43 vjeç, njoftoi shërbimi policor FIOD.
Autoritetet holandeze nisën hetimet, për identifikimin e të tjerë personave që mund të jenë përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





